Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur sonte për gjendjen ekonomike në vend gjatë në emisionin “DPT te Fidani”.
Ai u shpreh se “në aspektin ekonomik nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe të pasigurt”.
“Në aspektin ekonomik nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe të pasigurt. Ajo që e mbyt ekonominë dhe biznesin është mungesa e parashikimit për të ardhmen. Mungesa e qartësisë dhe pasiguria që ekziston në ekonomi i mbyt investimet, e mbyt të ardhmen e bizneseve dhe planifikimet që mund të bëjnë bizneset”, tha Hoti.
Ai shtoi se “në ekonominë e Kosovës, për shkak të rrethanave që kemi pasur, sektori publik ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndërtuar atë infrastrukturë të nevojshme për të funksionuar bizneset, që ndikon në produktivitetin e tyre”.