×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti për rritjen e pagesave të tatimit në pronë – “Të krijohet përshtypja që nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”

    Insajderi
    12 February 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish – kryeministri Avdullah Hoti, i ka reaguar Qeverisë aktuale për rritje të ngarkesës tatimore në pronë, duke thënë se të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit.

    Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se gjatë vitit 2023 qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë se me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

    Këtë vendim Hoti e ka quajtur absurd, pasi që është në kulm të krizës nga inflacioni dhe krizës energjike, ku e kanë dyfishuar koston e jetës.

    Më tej, ai ka përmendur raportin preliminar të buxhetit për vitin 2023 ku e tregon një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. /Insajderi.org/

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark