×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hoti për videon e VV’së: Prita që do të tregoni sa është zvogëluar importi nga Serbia

    Insajderi
    09 February 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti ka reaguar pas videos propaganduese të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën atakohen figurat kyçe të partisë për qëndrimet e tyre lidhur me gjendjen socio-ekonomike në vend dhe përballjen me krizën financiare.

    Hoti në reagimin e tij thotë se ka pritur që mbase video-ja do të jetë ndonjë e tillë ë tregon se sa vende pune janë krijuar e sa është zvogëluar importi nga Serbia por thotë se ajo ishte vetëm një video propaganduese për “mashtrimin e publikut”.

    “Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë”, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!

    Por, JO!

    Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark