Hoti: Qeveria Kurti ia dha të mbrapshtën Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria Kurti ia dha të mbrapshtën Kosovës

    Insajderi
    16 March 2024 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti “ia ka dhënë të mbrapshtën” Kosovës.

    Në një shkrim në Facebook, deputeti i LDK-së ka thënë se në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel – ta i edhe për dinarin.

    “Mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”.

    Postimi i plotë:

    Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.

    Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë.

    Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark