Hoti: Rezolutë absurde e qeverisë për të luftuar inflacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Rezolutë absurde e qeverisë për të luftuar inflacionin

    Insajderi
    16 July 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka kritikuar rezolutën e qeverisë për të luftuar inflacionin, të cilën e ka quajtur si rezolutë absurde.

    Hoti në reagimin e tij të bërë në Facebook, ka shtuar se qytetarët po përballen me inflacion për muaj të tërë ndërsa qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim.

    Po ashtu Hoti ka deklaruar se, sipas tij, ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes së Kosovës.

    Postimi i plotë:

    REZOLUTA ABSURDE E MAZHORANCËS PËR TË LUFTUAR INFLACIONIN

    Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca.

    Ja çfarë rezolute absurde propozohet tash nga mazhoranca për seancën e Kuvendit të datës 21 korrik. Kjo qasje tregon papërgjegjësi.

    Tanimë secili e ka kuptuar se ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes në Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark