×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti: Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në

    Insajderi
    09 June 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avduallah Hoti ka thënë se shefja e shtetit po qëndron krah me pushtetin për shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

    “Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.

    Tutje ai ka thënë se Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura nuk ka deklaruar asgjë për përjashtimin e ushtrisë nga “Defender 2023”.

    “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”, është shprehur Hoti.

    Mes tjerash ai ka thënë se çdo republikë parlamentare ka Presidentin për të mbajtur balancet instuticionale.

    “Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, ka shkruar Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark