Hoti tregon çka është bërë e çka jo nga Qeveria në këtë dyvjeçar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti tregon çka është bërë e çka jo nga Qeveria në këtë dyvjeçar

    Insajderi
    15 February 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë tashmë dy vite që kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare, për çka edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, doli me një reagim se çfarë “do të duhej” kjo qeverisje të paraqiste për punë të kryer në këtë dyvjeçar, e që përkundrazi, siç beson ai, “asnjëra nga to nuk shihet në horizont”, shkruan Insajderi.

    Hoti fillimisht paraqet atë që sipas tij vetë Qeveria e Kosovës do të duhej të paraqiste si të arritura në këtë dyvjeçar.

    “Lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës; të numëroheshin çerdhet e ndërtuara; të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja; të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi; të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së; të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore; të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtara”, shkroi Avdullah Hoti.

    Por, të lartpërmendurat, Hoti thotë se asgjëkundi nuk shihen në horizont derisa vazhdon të listojë atë çfarë sipas tij e ka karakterizuar dyvjeçarin e qeverisjes.

    “Mumrin e madh të rinisë që kanë emigruar; probleme në veri; kaos në energjetikë; mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve; alë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së; ulje e pagave reale; mungesë e investimeve kapitale; rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro; kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import; futja e dialogut në udhë pa krye; acarimi i marrëdhënieve me miqtë; protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit”, shkroi Avdullah Hoti./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark