×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoveiner: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

    Insajderi
    19 February 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se lidhjet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dëshmohen në çdo administratë. Ai këtë e ka thënë në Ditën e Presidentit, ku ka përmendur angazhimin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

    “Jam krenar që bashkohem me homologët e mi anembanë botës dhe i bëj homazhe detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të njoh lidhjen e fortë të SHBA-së me popullin e Kosovës siç mishërohet kaq qartë nga kjo statujë e Presidentit Clinton. Unë jam vërtet i nderuar, dhe në emër të Shteteve të Bashkuara, mund të them se jemi të gjithë kolektivisht të nderuar që Presidentja Osmani dhe ekipi i saj kanë udhëhequr përpjekjet për të siguruar që sot, në Ditën e Presidentit, ne i bëjmë homazhe të gjithë presidentëve të SHBA-së dhe i kushtojmë një nderim të veçantë Presidentit Clinton”, deklaroi ai pranë shtatores së ish-presidentit Clinton në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në vitin 2012, presidenti Clinton tha: “Unë do të jem gjithmonë krenar për faktin kur të jem president i Shteteve të Bashkuara, kur të kishe nevojë që dikush të ngrihej dhe të mos thoshte më spastrim etnik, duhet të ketë një mënyrë tjetër””, ritheksoi deklaratën e Clinton ambasadori amerikan.

    “Siç theksoi me të drejtë presidenti Osmani, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës i paraprin Presidentit Clinton dhe vazhdon pas Presidentit Klinton, dhe unë vetë mund t’iu tregoj për gjërat që unë kam parë Presidentin Bush, Presidentin Obama, Presidentin Biden dhe Presidentin Trump, të bëjnë për Kosovën”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark