Hovenier dënon djegien e veturave në veri, përsërit kërkesën për shtyerjen e afatit për targa – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hovenier dënon djegien e veturave në veri, përsërit kërkesën për shtyerjen e afatit për targa

    Insajderi
    02 November 2022 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka përsëritur kërkesën për shtyerjen e afatit për targa.

    Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Twitter, ai ka ritheksuar edhe sot kërkesën për të zgjatur afatin për regjistrimin e veturave në RKS.

    Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

    Tutje, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës

    “SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale” – shkroi ambasadori Hovenier.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark