Insajderi
Lajme

Hovenier: SHBA, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

Insajderi
16 October 2024 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hovenier: SHBA, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot shënohet 25 vjetori i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT).

Me këtë rast, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier,  theksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Ai nënvizoi rëndësinë e iniciativave që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të qëndruar pranë këtyre viktimave dhe për të promovuar drejtësinë dhe rehabilitimin e tyre.

”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark