Insajderi
Lajme

Hoxha: Haradinaj njeriu më i dëshmuar në të gjitha proceset, garimi me listën e AAK’së nderi më i madh i jetës sime

Insajderi
23 December 2025 - 21:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxha: Haradinaj njeriu më i dëshmuar në të gjitha proceset, garimi me listën e AAK’së nderi më i madh i jetës sime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku emri i Hekuran Hoxhës ka marrë vëmendje si një prej figurave që synon të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

Hoxha do të garojë me numrin 95 në listën e AAK-së, duke u rreshtuar krah kandidatëve që premtojnë forcimin e shtetësisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Garoj me Aleancën, sepse me numrin 129 i qëndrojmë krah punës, zhvillimit dhe mbrojtjes së Kosovës dhe interesave të qytetarëve. Gara ime e parë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës është në listën e AAK-së, sepse kryetar e kryeministër i ardhshëm, është njëriu i dëshmuar në të gjitha proceset para dhe pas luftës, z.Ramush Haradinaj. Andaj, gara në listën e AAK-së me numrin 95, është nderi i madh i jetës time”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark