×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoxha i drejtohet Kurtit dhe VV-së: A iu përfaqëson Kusari në bisedë me Simiqin?

    Insajderi
    13 July 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka fajësuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin për nxitje të dhunës pas përleshjes fizike në Kuvend pozitë-opozitë.

    Hoxha në foltore të Kuvendit, përveç tjerash, i ka pyetur kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e VV-së nëse ndihen të përfaqësuar nga shefja e grupit parlamentar të subjektit politik në fjalë, Mimoza Kusari, në bisedë me ish-kryetarin e GP-së së Listës Serbe, Slavko Simiq.

    “Thonë një fjalë popullore më mirë vonë se kurrë. Kjo arsye edhe juve ju ka ardhë vonë, në një moment të tillë për çfarë na po diskutonim në seancë. Obligative: Llogaridhënie për sfidat që ka ky popull. Ne ia adresuam një çështje hsumë të rëndësishme dhe nëse për ju është e pa rëndësishme diskutimet për bisedime me Radojiçiqin, për mu është e pa pranueshme”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

    “Nxitja erdhi nga zëvendëskryeministri. Ju e provokuat dhunën, eskaluat situatën këtu. Kjo qeveri, po ju përkujtoj edhe njëherë, nga këto foltore këtu ka thirre që deputetë duhet me ua ndalu fjalën me ligj. Z. Kryeministër a të përfaqëson ty Mimoza Kusari dhe juve deputetë të opozitës a ju përfaqëson zonja Kusari në atë se çfarë flet me Simiqin?”, vijoi më tej ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark