×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hoxha i Vuçiqit, njifar dudi”, Matoshi reagon kundër hoxhës nga Sanxhaku

    Insajderi
    14 September 2024 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur një tubim në Luginën e Preshevës ku dha edhe deklarata të rrezikshme.

    Ai i tha të pranishmëve se nuk jeni shqiptar, jeni mysliman.

    Hoxha tutje thotë se qëllimi është islamizimi i Kosovës dhe Ballkanit.

    “Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman njësoj si ju. Ne po bëjmë islamizimin e Sanxhakut, Kosovës, Preshevës dhe Ballkanit”, dëgjohet duke thënë ai.

    Në lidhje me këtë ka reaguar analisti, Halil Matoshi.

    Matoshi ka postuar një foto të hoxhës duke u përshëndetur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku krahas këtij imazhi ai ka shkruajtur: ‘Državni Hodza’ ose hoxha i BIAs serbiane! Hoxha i Vučić-it, njifar dudi, u rrëmben zemnat shumë ‘sheep’ në Preshevë 🤮kur u thotë se s’janë shqiptarë po myslimanë!? Të mjerët, nuk u kryengritën me i thânë jo këtij bastardi, por i duertrokitën😪 * Thueni jo, bija e bij shqiptarësh, Medresës së Vučić-it!

    Tutje, Matoshi këtë deklaratë e ka cilësuar si poshtërim.

    “Poshtnimi që u bâni ky dudi, âsht dëshmi e balltakut ku duen me nejt shumë shqiptarë etnik në Luginë.* Thueni jo klerikëve injorantë bashk me klasën politike”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark