Hoxha: Nuk dhashë deklarata, lejova organet e drejtësisë ta kryejnë punën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Nuk dhashë deklarata, lejova organet e drejtësisë ta kryejnë punën

    Insajderi
    20 December 2016 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë të jetë përmbajtur maksimalisht nga deklarimet që të mos ndërhyjë në organet e drejtësisë dhe ato ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur në rastin e Astrit Deharit.

    “Ekspertët e pavarur të mjekësisë ligjore, me pjesëmarrje të ekspertëve të propozuar nga familja Dehari, është konstatuar se Astrit Dehari është vetëvrarë”, ka thënë ajo.

    “Për t’i hequr dilemat, kemi kërkuar që rasti i Deharit të hetohet nga policia britanike, por ambasada ka thënë se kjo nuk mund të ndodh për shkak se rasti nuk ka të bëjë asgjë me Britaninë”, ka shtuar ajo.

    Ministrja Hoxha, ka shtuar se janë bërë shumë deklarime të cilat vetëm sa e kanë nxitur opinionin para se të dalë raporti zyrtar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark