Hoxha paralajmëron rezultatet e autopsisë për Makollin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha paralajmëron rezultatet e autopsisë për Makollin

    Insajderi
    05 April 2017 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dalin rezultatet e autopsisë për vdekjen e Naser Makollit.

    Ajo tha se autopsia ka përfunduar dhe se shumë shpejt do të dilet me raport zyrtar, nga i cili do të mësohet për shkaqet që dërguan në vdekjen e tij, raporton EO.

    “Rasti Makolli, prokuroria është duke u zhvilluar hetimet. Hetimet janë duke vazhduar dhe besoj që më kohë do të informoheni për gjendjen. Autopsia është përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin ”, ka thënë Hoxhaj.

    Sipas raportëve mjekësore Makolli ka vdekur pas problemeve shëndetësore që kishte qysh prej kohës sa ishte arrestuar. Ndërkaq sipas KMDLNj-së Makolli asnjëherë nuk është ankuar për gjendjen shëndetësore.

    Naser Makolli ka vdekur me 3 prill në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

    Makolli, ishte dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli, po mbahej në paraburgim si i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Sopijë e Suharekës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark