Insajderi
Lajme

Hoxhaj: Dëshmia e Christopher Hill në Hagë tregon miqësinë e palëkundur SHBA-Kosovë

Insajderi
11 November 2025 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj: Dëshmia e Christopher Hill në Hagë tregon miqësinë e palëkundur SHBA-Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar deklaratën e ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit si një shprehje të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë.

“Historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë. Ambasadori Christopher Hill, mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, 10 vite më parë më ftoi në Universitetin e Denverit për një ligjëratë ku folem për shtetndërtimin dhe sfidat e Kosovës. Dje dhe sot, ai po dëshmon në Hagë në mbrojtje të presidentit Thaçi – dëshmi e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe e rrugës sonë të pandalshme drejt drejtësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar”, ka shkruar ish-deputeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark