×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj i reagon Gërvallës: Logjikë e diplomacisë së çajtoreve

    Insajderi
    08 July 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar, Donika Gërvallës, pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

    Hoxhaj ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, siç u shpreh ai, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol.

    Tutje, Hoxhaj është shprehur se logjika e diplomacisë, siç tha ai, së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si “tigër prej letre”.

    Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre”, ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark