Hoxhaj i reagon Qeverisë Kurti: Vendimi për pensionistët skandaloz dhe i papranueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj i reagon Qeverisë Kurti: Vendimi për pensionistët skandaloz dhe i papranueshëm

    Insajderi
    22 April 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët.

    Hoxhaj ka thënë se ky vendim është sakandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës.

    “Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infermierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    Ai më tej ka theksuar se se pritja nga Qeveria për t’ua lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare.

    “Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark