Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga sekretar i përhershëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Amin Madani, të ushtrojë ndikim te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare..
Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojnë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Ministri Hoxhaj po qëndron në Jeddah të Arabisë Saudite, në një sesion të ndarë informues, para ambasadorëve të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik./Insajderi.com