Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka publikuar një video nëpërmjet së cilës ka vënë në pah, sipas tij, sukseset që ka arritur gjatë këtyre gjashtë muajve si ministër.
I ardhur në këtë post, pas Hashim Thaçit që si ministër i Jashtëm dështoi ta anëtarësoj vendin në UNESCO, Hoxhaj, ka shkruar se për gjashtë muaj në krye të Ministrisë, Hioxhaj krenohet se ka bërë 52 vizita e takime në Forume dhe Samite Ndërkombëtare, dhe se ka bërë mbi 180 mijë kilometra fluturim në të katër anët e botës.
Rezultatet kryesore janë dy njohje, një në korrik nga Republika e vogël e Surinames dhe ajo e 1 dhjetorit, nga Singapori.
Hoxhaj është krenuar se ka lobuar dhe është takuar me rreth 100 delegacione shtetërore dhe se ka arritur të anëtarësoj vendin në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit dhe Konventës Apostiles që kanë qenë procese që kanë nisur para se ai të bëhet ministër.
Si pjesë e suksesit të punës së tij, Hoxhaj e ka renditur edhe faktin se Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Malawin, Bregun e Fildishtë, Gambinë dhe Singaporin dhe se së bashku me Shqipërinë kanë hapur Konsullata të Përbashkëta në Munih dhe Bari./Insajderi.com