×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj, Kurtit: Hipi aeroplanit dhe nisu për Ushington, Londër, Paris… që ta tejkalojmë gjendjen në veri

    Insajderi
    30 November 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti, të niset për në Ushington, Londër, Paris, Bruksel.

    Kjo sepse sipas tij, vetëm kështu kalohet situata e krijuar në veri të Kosovës.

    “Situata në veri te vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit dhe sigurisë dhe fillimi më i vështirë që ka pas Kosova në 20 vitet e fundit… Nuk është vetëm vakum, është humnerë politike, ku komunat e Kosovës janë pa kryetarë, ku stacionet e policisë janë pa policë, ku gjykatat janë pa gjykatës”, tha Hoxhaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të Kosovës, çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shemb me 5 nëntor”.

    Hoxhaj këto deklarata i ka bërë pas rezolutës së paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila parasheh katër pika:

    1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

    2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

    3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

    4. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

    Kundër këtyre pikave ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

    Kështu ka deklaruar Armend Muja, deputeti i Albin Kurtit në Kuvend.

    “Ne nuk do ta mbështesim rezolutën e prezentuar nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Muja para deputetëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark