×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet rezolutën e AAK-së për situatën në vend

    Insajderi
    30 November 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

    Haradinaj në seancën e sotme, ku po mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë dialogun me serbët lokal për t’u kthyer në institucione, të ketë koordinim me opozitën dhe të mbahet një samit disa ditor në ShBA për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

    Ai prezantoi katër pika të rezolutës:

    1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

    2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

    3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

    4. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

    Kundër këtyre pikave ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

    Kështu ka deklaruar Armend Muja, deputeti i Albin Kurtit në Kuvend.

    “Ne nuk do ta mbështesim rezolutën e prezentuar nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Muja para deputetëve, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark