Hoxhaj në SHBA - koordinon prioritetet me amerikanët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në SHBA – koordinon prioritetet me amerikanët

    Insajderi
    10 June 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitën e parë të tij në këtë post e ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në Washington, ai do të takohet me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, derisa do të ketë takime tjera edhe me politikan dhe diplomat amerikan. Merret vesh se ai do të pritet në takim nga zëvendësndihmësi sekretar amerikan i shtetit, Hoyt Lee.

    Në këtë mënyrë, Hoxhaj vazhdon traditën e dikurshme që në çdo fillim vit të vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë mbështetje dhe koordinuar veprimet në politikën e jashtme.

    Ditë më parë, Hoxhaj kishte marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtëm, të cilin e ka ushtruar edhe në periudhën 2011-2014. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark