Insajderi
Lajme

Hoxhaj: Pas vendimit në Hagë, caku i radhës mund të jetë vetë shteti i Kosovës

Insajderi
21 September 2026 - 08:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj: Pas vendimit në Hagë, caku i radhës mund të jetë vetë shteti i Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se shteti i Kosovës mund të jetë caku i radhës nëse Gjykata e Apelit në Hagë konfirmon dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për Klan Kosova, Hoxhaj është pyetur nëse pavarësia e Kosovës mund të rrezikohet në rast se, pas ankesës në Apel, konfirmohen dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoxhaj ka deklaruar se vendimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk duhet të shihen vetëm si vendime individuale, duke shprehur bindjen se pas kësaj faze, sipas tij, në shënjestër do të jetë vetë shteti i Kosovës.

“Nëse konfirmohet dënimi, jam i sigurt që faza e radhës, caku i radhës, ka me qenë shteti i Kosovës. Nëse dikush mendon që vendimi për Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin nga 25 vjet dhe për Kadri Veselin 18 vjet dhe Rexhep Selimin 13 vjet, janë vendime individuale dhe nuk janë vendime për shtetin e Kosovës dhe nuk është në radhë shteti i Kosovës pas kësaj faze, e ka gabim”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se, sipas tij, ajo që e cilëson si luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë, duke e lidhur këtë proces me hakmarrjen e Serbisë ndaj UÇK-së dhe brezit që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Kjo luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë. Është në natyrën e shteteve që të hakmerren. Është hakmarrje e Serbisë ndaj UÇK-së. Është hakmarrje e Serbisë ndaj Hashim Thaçit për shpalljen e pavarësisë. Është hakmarrje ndaj një brezi i cili ka luftu që ky vend të jetë i lirë dhe i pavarur, është hakmarrje ndaj neve si brez…”, ka deklaruar Hoxhaj në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark