×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj për protestën në Veri: U organizua nga grupi “Wagner” dhe regjimi i Vuçiqit

    Insajderi
    18 December 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri.

    Ai ka thënë se atje sot ishin të përfshirë edhe grupi Wagner, i cili sipas tij ishte i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.

    “Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës”.

    “Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark