Insajderi
Lajme

Hoxhaj, Rusisë: Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është i pandalshëm

Insajderi
23 June 2016 - 13:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se anëtarësimi i Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit është bërë në mënyrë të rregullt.

Për më tepër, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është proces i pandalshëm.

“Sqarim për Rusisë: Anëtarësimi i Kosovës në PCA [Gjykatën e Arbitrazhit] ka qenë legal dhe  proceduralisht korrekt. Anëtarësimi unë në organizata ndërkombëtare është i pandalshëm”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministria e Jashtme ruse kishte reaguar para disa ditëve duke kritikuar anëtarët e Gjykatës së Arbitrazhit për pranimin e Kosovës./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark