Hoxhaj thotë se Kosova do të intensifikojë marrëdhëniet me Turqinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se Kosova do të intensifikojë marrëdhëniet me Turqinë

    Insajderi
    06 December 2016 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, me të cilën ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik.

    Takimi mes kryediplomatit kosovar dhe ambasadores turke vjen disa ditë pas një sulmi në konsullatën e Turqisë në Prizren.

    Në një komunikatë për media të dërguar nga MPJ, thuhet se Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren.

    “Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore”, thuhet në komunikatë.

    “Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet”, ka deklaruar Hoxhaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark