Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes Facebookut ka shprehur tronditjen që i kanë dhënë dy lajmet e të hënës mbrëma, vrasja e ambasadorit rus në Ankara dhe sulmi me kamion në Berlin.
“I tronditur pas vrasjes së Ambasadorit rus në Turqi dhe sulmit tjetër vrasës në Berlin. Solidarizim të thellë dhe keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Ngushëllime në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës të gjithë të prekurve”, ka shkruar Hoxhaj.
Pas sulmit në Berlin të Gjermanisë, Ambasada e Kosovës atje ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës në rast nevoje për ndihmë në lidhje me sulmin.