Insajderi
Lajme

Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë

Insajderi
22 April 2025 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas, ku po bëhen konvertimet e shqiptarëve të Kosovës në katolikë.

Ai ka deklaruar në Kanal 10 se nuk preferon ta quajë fare kishë por “objekt i fesatit”, shkruan Insajderi.

“Nuk i them kishë. Objekt i Llapushnikut. Se ai është objekt i fesatit. Për fesat u nis. Fesat po bën”, ka deklaruar ndër të tjera.

Musliu është deklaruar edhe për Lëvizjen e Deçanit, të cilën e ka quajtur ekstremiste.

“Kjo Levizja e Deçanit është ekstremiste. Nuk është në rregull me ia fy besimin dikujt tjetër”.

Hoxha Musliu ka thënë se e kundërshton wahabizmin si rrymë ekstreme, duke e quajtur si “kancer i islamit”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark