“Hulku i Kosovës” thyen rekordin “Guiness” – mban 1531 kilogram mbi trup për 5 sekonda – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Hulku i Kosovës” thyen rekordin “Guiness” – mban 1531 kilogram mbi trup për 5 sekonda

    Insajderi
    16 July 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bujar Muli i njohur ndryshe si “Hulku i Kosovës” e ka thyer rekordin botëror “Guiness” duke mbajtur për 5 sekonda 1531 kilogram mbi trup.

    Muli pas arriti ta thyej rekordin u shpreh i lumtur për arritjen duke shtura se ka punua shumë që të bëhet pjesë i librit të rekordeve botërore.

    I gjithë organizmi i këtij eventi u bë nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizit.

    Idrizi me këtë rast u shpreh se janë të nderuar që po organizojnë këtë ngjarje të rëndësishme, me c’rats ka uruar që Muli të bëhet peshëngritësi më i madh në botë.

    “Për të ndjekur këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme ne si komunë jemi tejet të nderuar që organizohet këtu kjo garë për të thyer rekordin e Guiness për të mbajtur peshën prej 1531 kg”.

    “Unë i uroj shumë suksese Bujarit, Hulku i Kosovës të bëhet peshëngritësi më i madh në botë “, tha Idrizi.

    Visar Muli, familjar i “Hulkut të Kosovës”, ka falënderua të gjithë për përkrahjen,  në veçanti trajnerët për punën e palodhshme..

    “Në emër të familjes Muli dëshiroj të i’u falënderoj në përkrahjen për Bujar Mulin në sfidën e tij jetësore. Falënderoj trajnerët e Bujarit të cilët e përkrahën në këtë rrugëtim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark