×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hulumtimet e Insajderit nervozojnë pushtetarët e Podujevës, eskalojnë në ofendime

    Insajderi
    14 June 2024 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi një javë më parë ka zbuluar se biznesmeni Shaip Shabani i cili e fitoi tenderin prej 2.5 milionë euro për ndërtimin e shkollës ekonomike në Podujevë, është dost me Bulliqin e VV’së. Edhe pse të shtunën e kaluar gjithçka ishte bërë gati, institucionet e drejtësisë ua anuluan prerjen e shiritit, e cila planifikohej të bëhej nga vetë kryeministri Albin Kurti.

    Pas raportimit, institucionet e drejtësisë kanë nisur hetimet. Në vendimin e Gjykatës Komeraciale, vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, është shtyrë vendimi i OSHPS-së për dhënien e tenderit 2.5 milionë euro për kompaninë duke e detyruar Komunën e Podujevës që ta pezullojë zbatimin e kontratës.

    Për arsyet e shtjelluara detajisht nè padi, i propozon gjykatës që konform nenit 22 par. 6 dhe 7 te LKA-së të marr aktvendim më të cilin aprovohet në tërèsi si e bazuar kërkesa e paditësit ARAD 94 shpk për shtyerje të ekzekutimit të vendimit PSH.Nr.2024/0201 i datës 03.05.2024, t& shtyhet ekzekutimi vendimit PSH.Nr.2024/0201 i datës 03.05.2024 deri në marrjen e publike nr.615-23-3422-5-1-1/C997, deri në nxjerrjen e një tjetër vendimi gjyqësor. Detyrohet Komuna e Podujevës që menjëherë pas pranimit të këtij aktvendimi të pëzulloj ekzekutimin e kontratës publike“, thuhet në vendim.

    Nuk mbeti me kaq. Gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi raportoi se Kompania e biznesmenit Shaip Shabani, e cila u zgjedh fituese e tenderit 2.5 milionë euro për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike, ishte shpallur si e papërgjegjshme nga vetë Komuna e Podujevës, për ndërtimin e një shkolle më të vogël. Shkollës në fshatin Shajkovc të Podujevës.

    Pas këtyre raportimeve të Insajderit, pushtetarët e Podujevës të nervozuar kanë dal me një reagim zyrtar në profilin e tyre në Facebook.

    Reagimi i tyre është i shkruar në formë ofenduese duke e etiketuar mediumin “Insajderi” si “outsajderi”

    “Sikur nuk i mjafton kjo, Insajderi që më shumë i shkon për shtat emri outsajderi, gati në secilin rast (edhe këtë herë) shkelë edhe Kodin Etik të Mediave të Shkruara, duke mos bërë asnjë përpjekje të kontakojë dikë prej qeverisë komunale të Podujevës për të dhënë sqarime rreth kësaj çështje”, thuhet në disa rreshta të reagimit të tyre.

    “Është për keqardhje se si ky medium shpërndan lajme të pavërteta pa asnjë argument, e që nuk përkon asgjë me misionin fisnik që në të vërtetë e kanë mediat. Ky medium ka kohë që e ka harruar maksimën që do të duhej ta kishte secili që merret me gazetari për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Kur bëhet fjalë për raportimin e këtij mediumi për Komunën e Podujevës, pothuajse në secilin rast shpifjen e ka në majë të gjuhës. Gazeta “outsajderi” e shkel me të dy këmbët dhe nuk mërzitet fare për mosrespektimin e tij. Kaq mjafton për të parë “profesionalizmin” e këtij mediumi që nuk e çanë fare kokën për rregullat që duhet respektuar dhe në anën tjetër mundohet t’i “korrigjojë” veprimet e të tjerëve”, vazhdon tutje shkrimi ofendues i pushtetarëve të Podujevës ndaj Insajderit.

    Pretendimi i pushtetarëve të Podujevës se Gazeta Insajderi nuk e ka publikuar versionin e tyre është i pavërtetë.

    Gazeta Insajderi ka publikuar të plotë versionin e autoriteteve komunale i cili gjendet në dokumentin e hartuar nga vetë Komuna e Podujevës.

    Aty shkruan se: ““Konstruktori ING është administrativisht i papërgjegjshëm. OE “Konstruktori ing.1969 sh.p.k ju njoftojmë se ju jeni eliminuar për shkak të gabimeve aritmetike në paramas ku edhe keni kaluar mbi 2përqind”.

    Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Bulliqi i shpërblen me tenderë dostat e tij.

    Reagimi i plotë i komunë së Podujevës:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark