×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Si ndodhi që kompania e “dostit” të Bulliqit që iu dha tenderi 2.5 milionë euro, të zgjidhet e papërgjegjshme për ndërtimin e një shkolle më të vogël

    Insajderi
    13 June 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e biznesmenit Shaip Shabani, e cila u zgjedh fituese e tenderit 2.5 milionë euro për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike ishte shpallur si operatori që i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Por e njëjta kompani po nga komuna e Podujevës u eliminua si e papërgjegjshme për ndërtimin e një shkolle më të vogël.

    Gazeta Insajderi

    Me 14 maj të këtij viti është nënshkruar kontrata për “Ndërtimin e shkollës në fshatin Shajkoc“. Çmimi i parashikuar i kontratës ishte 450 mijë euro.

    Për këtë tender kishin aplikuar katër operatorë ekonomik.

    “Kompania Prishtina Sh.p.k” me çmim 594.444 euro.

    Konstruktori ING 1969 Sh.p.k me çmim 584.961.76 euro.

    ARAD 94 Sh.p.k me çmim 628.688.71 euro

    Olti Trasing Sh.p.k me çmim 562.633.54 euro.

    Kompania fituese e këtij tenderi u shpall “Kompania Prishtina Sh.p.k”. Me vlerë të përgjithshme të kontratës 594 mijë e 444 euro.

    E komuna e Podujevës sërish ka vazhduar me avazin e vjetër. Çmimi i parashikuar u rrit për 144 mijë e 444 euro më shumë.

    Mirëpo, në mesin e kompanive që kanë kandiduar për ta fituar këtë tender ka qenë edhe kompania “Konstruktori ing 1969”. Në pronësinë e biznesmenit Shaip Shabani.

    Shabani ishte parë nën shoqërinë e Bulliqit të Podujevës, gjatë një ‘neje’ me mish, birra e muzikë.

    Komuna e Podujevës, kompaninë e Shaip Shabanit, në tenderin për ndërtimin e shkollës në fshatin Shajkovc, e ka shpallur si të “papërgjegjshme”.

    Ani pse objekt ky më i vogël se shkolla e mesme “Isa Boletini” në Podujevë.

    Në letrën standarde për tenderuesin e eliminuar nga komuna e Podujevës thuhet se tenderi i “Konstruktori ING është i papërgjegjshëm.

    “OE “Konstruktori ing.1969 sh.p.k ju njoftojmë se ju jeni eliminuar për shkak të gabimeve aritmetike në paramas ku edhe keni kaluar mbi 2përqind”, thuhet në dokument.

    Gazeta Insajderi ka raportuar lidhur tenderin për shkollën e mesme ekonomike të Podujevës “Isa Boletini të cilën komuna e Podujevës ia kishte jap biznesmenit Shaip Shabani.

    Por, pas vendimit të Gjykatës Komeraciale, është shtyrë vendimi i OSHPS-së për dhënien e tenderit 2.5 milionë euro për kompaninë duke e detyruar Komunën e Podujevës që ta pezullojë zbatimin e kontratës.

    Pronari i kompanisë fituese, Shaip Shabani, shihej nën shoqërinë e Bulliqit të Podujevës, gjatë një ‘neje’ me mish, birra e muzikë.

    Sipas videos që kishte siguruar Insajderi, duket se Shpejtim Bulliqi dhe Shaip Shabani kanë shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.

    Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Bulliqi i shpërblen me tenderë dostat e tij.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark