Pacientët në Kinë që dhuruan mostra disa ditë pasi simptomat e virusit i ishin venitur, shfaqnin prova të Covid-19, shkruan The Telegraph.
Gjetjet i kanë lënë shkencëtarët të shqetësuar se sëmundja vdekjeprurëse mund të transmetohet seksualisht. Shefat shëndetësorë po këshillojnë njerëzit që të shmangin marrëdhëniet intime për një kohë të caktuar, pas përfundimit të simptomave të tyre.
Në spermën e njërit nga pacientët në studim, në Spitalin Komunal Shangqui në Provincën Henan, u gjet virusi 16 ditë pas shërimit.
“Abstenenca ose përdorimi i prezervativit mund të konsiderohen si mjet parandalues për këta pacientë”, shkruhej në studim, të botuar në revistën Journal of the American Medical Association.
Nuk dihet ende nëse prania e Covid-19 në testis ndikon në aftësinë riprodhuese të burrave.