Hulumtimi i Insajderit| Ministria e Liburn Aliut detyrohet të publikojë konkurs për ekzaminerë, por e bën një hile – Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hulumtimi i Insajderit| Ministria e Liburn Aliut detyrohet të publikojë konkurs për ekzaminerë, por e bën një hile

    Insajderi
    20 December 2024 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka qenë duke hulumtuar lidhur me konkursin për aplikimin e kandidateve të interesuar për licencim dhe përtrirje të licencës për pyetës teorik në kuadër të departamentit të automjeteve – divizioni i auto shkollave të Ministrisë së Infrastrukturës. Me datën 30.09.2024 ishte shpalle njoftimi, dhe sipas këtij njoftimi kandidatet kanë mundur të aplikojnë nga data 30.09.2024 deri me datën 04.10.2024. Procedura kishte përfunduar, kandidatët kishin aplikuar, por provimi nuk po mbahej. Ani pse ligji i obligon që çdo 3 muaj të mbajnë provim për licencim.

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi para 11 ditëve i ka dërguar pyetje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur mos mbajtjen e provimit për licencim dhe përtrirje të licencës për pyetës teorik në kuadër të departamentit të automjeteve – divizioni i auto shkollave të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Pyetjet e Insajderit ishin se a ishte e qëllimshme shtyrja e këtij provimi. Duke e cekur pse nuk po respektohej ligji edhe pse kane kaluar më shume se gjashtë muaj nga mbajtja e testit te fundit.

    Mirëpo, nga Ministria nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

    Pas këtyre pyetjeve të Insajderit, Ministria e Liburn Aliut bëri një hile ligjore.

    Nga kjo ministri kanë caktuar datën për mbajtjen e provimit për pyetës teorik, duke njoftuar se provimi do të mbahet me 26.12.2024 në ora 17:00.

    “Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton të gjithë kandidatët të cilët e kanë paraqitur provimin për pyetës  teorik dhe kanë plotësuar kushtet sipas Ligjit 05/L-064 dhe Udhëzimit Administrativ nr.01/2023 për Pyetës, se provimi do te mbahet me datë 26.12.2024 duke filluar nga ora 17:00 në amfiteatrin e ish Rilindjes, sipas listave të publikuara ne web faqe te Ministrisë”, thuhet në njoftim.

    Por u zbulua hileja e tyre, data e caktuar nuk ka arritur as të vije pasi provimi u anulua.

    Për shkaqe logjistike, ky provim u shty me një datë të pacaktuar. Kështu të paktën thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    “Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton të gjithë kandidatët të cilët e kanë paraqitur provimin për pyetës teorik se provimi i paraparë te mbahet me datë 26.12.2024, shtyhet për shkaqe logjistike. Provimi do te mbahet ne gjysmën e janarit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Sipas Ligjit të Kosovës, Neni 21: 1. Ministria cakton vendin datën dhe kohën e mbajtjes së provimit, nga pjesa teorike dhe praktike të cilat i publikon në ueb faqen e Ministrisë.

    2. Ministria brenda çdo tre (3) muaj duhet të organizoj së paku një (1) provim për instruktor shofer.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark