Ministria e Punëve të Jashtme që dikur udhëhiqej nga Behgjet Pacolli dyshohet se kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun. Atij I ishte dhënë grada diplomatike Ministër si dhe i është dhënë mandati 4-vjeçar në Shkup. Por drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Ka dërguar letër që rasti i Sadriut të rishqyrtohet. Gazeta Insajderi, ka publikuar edhe dokumentin kur Prindon Sadriu ishte përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës, për cka nuk i lejohej avancimi
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidnetes së Kosovës, Vjosa Osmanit i njohur për skandale në Ministri dhe sulme ndaj mediave, dyshohet se ishte graduar kundërligjshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në gradën diplomatike Ministër.
Sadriu më 15 korrik të këtij 2019 ishte ngritur në detyrë nga Ministri i Jashtëm atë kohë, Behgjet Pacolli i cili e kishte emëruar atë në këtë pozitë pa u dhënë rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm, rekomandim ky i nevojshëm për gradimin e Sadriut, shkruan Gazeta Insajderi.
Drejtori i Përgjithshëm Albert Prenkaj, i pati dërguar letër ministrit Pacolli duke i kujtuar se ai nuk kishte dhënë asnjë rekomandim për Sadriun.
Gazeta Insajderi, pati siguruar dhe publikuar letrën e drejtorit të përgjithshëm i cili kërkon që Pacolli ta rishqyrtoj edhe njëherë vendimin e tij për gradimin e Prindon Sadriut. Ai e qartëson se në asnjë formë nuk ka dhënë propozim për një gradim të tillë.
“Drejtori i përgjithshëm, në asnjë formë nuk ka ofruar ndonjë propozim për subjektin e vendimit datë. 15.07.2019”, thuhet në vërejtjen që drejtori i përgjithshëm i ka dërguar ministrit Pacolli.
Burimet e Insajderit thonë se vendimi për gradimin e Sadriut është bërë vetëm këtë të hënë, por që në dokumentin zyrtar i referohen të datës 15 të këtij muaji.
Në vendim për gradimin e bashkëshortit të deputetes së LDK-së, thuhet se Sadriu merr gradën diplomatike “Ministër”. Po ashtu saktësohet se Sadriu do të shërbej në misionin diplomatik të Kosovës në Shkup të Maqedonisë Veriore me mandat 4-vjeçar, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi, ka publikuar edhe dokumentin kur Prindon Sadriu ishte përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës, për cka nuk i lejohej avancimi
Në lidhje me këtë vendim, Albert Prenkaj i ka dërguar një letër, ministrit të athershëm Pacolli ku i ka kërkuar ta shqyrtoj edhe njëherë vendimin për gradimin e Prindon Sadriut.
Aty ka përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit.
Prenkaj në letrën e tij ka përmendur, transferimin, lëvizjen dhe ngritjen në detyrë të nëpunësit të shërbimit të jashtëm. Aty ia ka sqaruar se vendimi i takon vetëm Ministrit të Jashtëm, por mbështetur vetëm në vlerësimin drejtorit të përgjithshëm.
“1. Transferimi, lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë e në punësi të shërbimit të jashtëm bëhet me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtëm, në bazë të propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm. Në çdo rast, propozimi shoqërohet dhe mbështet në vlerësimin e punës të paraqitur nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i nëpunësit.
2. Procedurat e kryerjes së transformimit, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm”.
“Vërejtje; Në lidhje me nenin 21, paragrafi 1, tek elementi: ‘…ngritja në detyrë e nëpunësit të shërbimit të jashtëm…’ Drejtori i përgjithshëm, në asnjë formë nuk ka ofruar ndonjë propozim për subjektin e vendimit datë. 15.07.2019”, thuhet në letrën e drejtorit të përgjithshëm.
Prenkaj po ashtu në vërejtjet e tij që i ka dërguar Pacollit kishte përmendur se vendimi i kundërligjshëm me bashkëshortin e Osmanit mund të krijoj kaos në këtë ministri. Thoshte se janë më shumë se 50 diplomatë me gradën Ministër Këshilltarë, me tendencë rritje.
Sipas tij rasti i Sadriut mund të ndikojë që të gjithë ministrat këshilltarë tjerë t’i vërsulen MPJ-së. Thoshte se mund të jenë të nxitur pikërisht nga rasti i Sadriut.
“Më lejoni të ri përsëris se në kuadër të Shërbimit të Jashtëm kemi mbi 50 diplomatë me gradën Ministër Këshilltarë, me tendencë në rritje. MPJ mund të gjendet para një tendence për vërsulje të të gjithë ministrave këshilltarë që me inercion të kërkojnë avancim në gradë, meqë subjekti i vendimit, datë 15.07.2019, Nr.Ref. 335/2019, mund të shërben si precendat. Them këtë duke aluduar në problemin e natyrës logjistike dhe financiare, pa abestuanur në asnjë mënyrë aspektin e nivelit të kompetencës profesionale që shkakton domosdoshmërish një rritje e nivelit të gradave, tashmë nga ministri këshilltar në ministër”.
“Ju lus që të ri shkurtohet vendimi i datës : 15.07.2019, Nr Ref.335/2019, dhe të nxjerrët një vendim i ri, në mënyrë që subjektit të vendimit në fjalë t’i mundësohet kalimi në mision diplomatik me gradën të cilit i është lëshuar me vendim paraprak”, thuhej më tej në letër.
Sadriu mes të tjerash gjatë detyrës së tij si zyrtar në këtë ministri ishte përballur me bashkëshorten e tij, Vjosa Osmanin. Ata kishin qenë në krahët e kundërt derisa Pacolli po i raportonte Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku kryetare ishte Vjosa Osmani.
Me tepër nga skandalet e Prindon Sadriut