Disa ditë pas publikimit te skandalit të punësimeve të militanteve e familjareve të zyrtareve të VV-së në KEK, Insajderi sjell hulumtimin për militantët tjerë të punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Insajderi ka zbuluar se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë shkelje ligjore për të punësuar militantet e Lëvizjes Vetëvendosjes. Shërbimit Korrektues që operon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ka pranuar në punë 50 veta në muajin janar.
Hulumtimi i Insajderit për punësimet e dyshimta në Shërbimin Korrektues vjen disa ditë pas publikimit të hulumtimit nga Insajderi për skandalin e punësimeve ne Korporatën Energjetike të Kosovës, ku u punësuan dhjetëra militantë e familjare të zyrtarë te partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas presionit të Insajderit SHKK publikon listën e kandidatëve të pranuar
Pas presionit që Gazeta Insajderi ua ka bërë që disa ditë më radhë, Shërbimi Korrektues Kosovës sot ka bërë publike listën me emrat e plotë të personave që janë pranuar si zyrtar korrektues përmes një konkursi të shpallur në dhjetor të 2021-ës.
Ndonëse ata ishin pranuar javë më parë, duke u munduar të fshehin emrat e kandidatëve që janë pranuar ky institucion fillimisht kishte bërë shkelje të ligjit duke publikuar listën e plotë me numra personal të kandidatëve, por më pas e kishte fshirë atë nga faqja zyrtare e SHKK-së.
Kush janë personat e pranuar që janë të afërt me partinë në pushtet:
Pasi Insajderi ka arritur të sigurojë listën e plotë të 50 kandidatëve të pranuar, të cilën më pas e bënë edhe publike edhe në faqen e tyre në Facebook, u zbulua një rrjet i ri i punësimeve të militantëve të partisë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Emri i parë që i prin kësaj liste është Abedin Salkaj i cili është pranuar në Qendrën Korrektuese në Dubrav. Ai është nga komuna e Istogut. Në vitin 2017 ai ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale.
Një tjetër kandidat i cili ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje është Veton Lajqi i cili në llogarinë e tij në facebook ka publikuar fotografi të kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani.
Por, pas disa hulumtimeve që ka bërë Gazeta, personi në fjalë ka fshirë këto postime pasi ka parë që është duke u hulumtuar nga Insajderi. Mirëpo ne posedojmë fotografit para se ai ti fshinte nga Facebook-u.
Personi tjetër që është pranuar në këtë konkurs e që është Liridon Vërbovci. Ai në llogarinë e tij në Facebook shihet se është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Përpos punësimit të simpatizantëve të Vetëvendosjes, SHKK ka thyer edhe ligjin duke punësuar një person i cili është me moshë me madhore se sa lejohet në konkurs.
Behet fjalë për Labinot Rexhepin i cili në muajin korrik i ka mbushur 33 vjet ndërsa ka aplikuar në muajin dhjetor pasi ka kaluar moshën. Në kritere te konkursit thuhet se kandidati duhet të jetë i moshës 18-33
Lidhur më këtë rast Insajderi ka kontaktuar zyrën për media në Shërbimin Korrektues të cilët përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se komisioni përzgjedhës është bazuar në rregullore.
“Komisioni përzgjedhës duke u bazuar në rregulloren për procedurat e rekrutimit për zyrtar korrektues ka zhvilluar procedurën e rekrutimit dhe ka shpallur rezultatet e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.
Ndërsa shkelja tjetër ligjore që ka bërë SHKK duke publikuar numrat personal të kandidatëve e ka arsyetuar si “gabim” publikimin e tyre.
“Lista e kandidatëve për zyrtar korrektues me numra personal ka qenë për përdorim të brendshëm dhe e njëjta është publikuar gabimisht, momentin që është vërejtur e njëjta është heq nga web faqja”, thuhet në përgjigje.
Lidhur me këtë konkurs, Insajderi i ka dërguar pyetje edhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Ankesat nga kandidatet që nuk janë pranuar
Lidhur me këtë konkurs, Insajderi ka siguruar edhe një ankesë që është bërë nga një kandidat që nuk është pranuar e që sipas tij ka plotësuar të gjitha kushtet.
Në ankesën e tij, ai pretendon se në këtë listë janë pranuar militantë të Lëvizjes Vetëvendosje e njerëz të afërt me Ministrinë e Drejtësisë.
Ai tha për Insajderin duke dëshiruar të mbetët anonim se 90% e personave të pranuar në atë listë janë militantë e familjarë të Vetëvendosjes.
Gazeta Insajderi ju ka shkruar personave që janë pranuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, të cilët janë të afërt me partinë në pushtet, por të njëjtit nuk kane kthyer përgjigje./Insajderi.org/
Lexo më shumë rreth aferës së punësimeve masive në KEK: