Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, tha sot se se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.
Pas kësaj akuze ka reaguar Blerim Syla, ish-drejtuesi i sindikatës së Mjekëve, i cili ka një thirrje për Parlamentin e Shqipërisë.
“Kjo po i kalon kufijtë e durimit. E kam mik Rrahman Jasharin, por mbi te gjitha i respektoj mësimdhënësit. E kush janë ata vleresoni vet….jeni edhe Ju. I bej thirrje publike PARLAMENTIT TË SHQIPERISË pasi ka dosje JU Përgjërohem hulumtoni kriminelët Elvis Hoxha, Hysamedin Ferraj e tjerët po i kursej një herë për një herë, e dinë ata kanë qenë në zyren time me e kall Kosovën”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.
“Sa per disa në Kosovë kjo është lufta hibrid e ruso-serbe kur sulmohet një Kryesindikalist i devotshëm, patriot e jo profiter. Prej këtij momenti nëse KM Kurti nuk ndërmerr masa ndaj këtij krimineli i cili paguhet nga taksat tona unë nuk garantoj në veprimet e mia e shteti le të veprojë”, ka shkruar tutje Syla.
Ndërkohë pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Rrahman Jasharaj.
Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore./Gazeta Insajderi
Lexo edhe: