Insajderi
Lajme

Berat Buzhala për Elvis Hoxhën: Ku ka qenë ky trim kur vendi ynë është djegur flakë?

Insajderi
02 September 2022 - 17:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berat Buzhala për Elvis Hoxhën: Ku ka qenë ky trim kur vendi ynë është djegur flakë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, tha sot se se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.

Pas kësaj akuze ka reaguar gazetari Berat Buzhala, i cili ka pyetur: Ku ka qenë ky trim kur vendi ynë është djegur flakë?

“Kosova duhet me i thane jo kesaj qenie. Ky Kosoven e sheh si eksperiment ideologjik. Ky nuk ka as shpi as katandi ne vendin tone. Ku ka qene ky trim kur vendi yne eshte djegur flake? Thuhet ne France, kurse cfare ka bere ky ne France gjate bombardimeve te NATO’s, gjithashtu ka shume spekulime. Rrahman Jashari ka rezistuar”, ka shkruar Buzhala.

Ndërkohë pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Rrahman Jasharaj.

Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore./Gazeta Insajderi

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark