Hulumtuesit brazilian publikojnë pamje - coronavirusi duke u futur në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hulumtuesit brazilian publikojnë pamje – coronavirusi duke u futur në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton

    Insajderi
    20 April 2020 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një hulumtimi ku dëshironin të bindeshin dhe të shohin se si reagon virusi, shkencëtarët brazilianë e kanë filmuar me mikroskop elektronik momentin kur coronavirusi sulmon trupin e njeriut.

    Ekspertët e Institutit Osvaldo Cruz (IOC/Fiocruz), kanë arritur të filmojnë momentin kur virusi SARS-CoV-2 infekton një qelizë të njeriut, transmeton Telegrafi.

    Së pari shfaqen grimcat e coronavirusit në formë të pikave të zeza që ngjiten në qelizë dhe përpiqen të depërtojnë në membranën qelizore.

    Më pas shihet se si coronavirusi depërton në qelizë dhe arrin deri te citoplazma, ku gjenden të gjitha materialet e nevojshme për jetën e qelizës, por edhe proteinat, vitaminat, acidet nukleike, aminoacidet, sheqernat, karbohidratet dhe acidet yndyrore etj.

    Këto grimca të virusit depërtojnë më pas në qelizë dhe duken si pika të zeza në një rreth të bardhë. Këto grimca të SARS-CoV-2 më pas largohen nga brendësia e qelizës dhe lëvizin drejt një qelize tjetër të shëndetshme, duke vazhduar kështu ciklin e infeksionit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark