×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Hulumtuesit zbulojnë rrjete llogarish të rreme në Twitter

    Insajderi
    25 January 2017 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i madh i llogarive të rreme janë në “gjumë” në rrjetin social Twitter, ky ishte zbulimi i një grupi hulumtuesish.

    Hulumtuesit Britanikë thanë se disa prej këtyre llogarive janë përdorur për të mashtruar me numrin e ndjekësve, për të dërguar spam dhe për të rritur interesin ndaj një teme të caktuar.

    Në Twitter, “bot” quhen llogaritë të cilat përdoren jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por aktiviteti i tyre është rezultat i një procesi të automatizuar. Disa përdorues paguajnë në mënyrë që këto “bot“-ë të ndjekin llogaritë e tyre.

    “Është e vështirë të përllogaritet numri i tyre,” tha Juan Echeverria, një shkencëtar kompjuterik i cili zbuloi këtë rrjet masiv. Analizat zbuluan se një pjesë e madhe e llogarive ishin të lidhura me njëra tjetër duke lënë të kuptohet në drejtim të tyre është një person apo grup i vetëm.

    E çuditshme është se këto “bot“-ë nuk sillen si të tillë, por mund të kuptohet se nuk janë individë. Tashmë hulumtuesit po kërkojnë publikisht që të raportoni këto botë përmes uebsajtit të tyre dhe llogarisë në Twitter.

    Disa prej karakteristikave me të cilët mund ti identifikoni janë:

    cicërimat vinë nga vende ku nuk jeton askush

    mesazhet publikohen vetëm përmes telefonave Windows

    pothuajse të gjithë publikojnë cicërima rreth Star Wars

    Janë identifikuar të paktën dy grupe të tilla me 350,000 deri në 500,000 llogari. Rreziku prej tyre është real dhe i frikshëm në të njëjtën kohë. Por mbetet e vështirë zbulimi i autorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark