×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Humbja e dy jetëve në Pejë, aktivizohet prokuroria

    Insajderi
    25 June 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

    Për këtë rast është prononcuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes si dhe në spital.

    “Prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu edhe në spital. Për fat të keq, një fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën nga përmbytjet”, thja Nikçi për Express.

    Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.

    Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha për media se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afësri të një shtëpie të fqinjëve.

    Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët.

    Nënkryetari i Pejës tha se ekipi në terren do të bëjë vlerësimin e dëmeve materiale, sepse raportohet se ka dëme të konsiderueshme.

    I njëjti tha se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është e keqe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark