Në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv” ishte protagonist këtë herë Erolld Belegu. Ai nuk hezitoi të shpalos dy momentet mē të lumtura dhe ato më të vështira të jetës së tij.
Rrëfeu për vdekjen e babait të tij, duke thënë se ishte një moment i vështirë.
“Ai sikur e ndjente se do të ikte”, u shpreh Belegu duke shtuar se mungesën e tij e ndjenë çdo ditë.
I njëjti shtoi se e kishte përjetuar rëndë.
“Humbja e dikujt në familje sidomos prindit është moment i vështire, vitin e kaluar , më ka vdekur baba, 10 ditë e fundit i kaluam bashkë. Të gjithë e pritnim se do te ndodhte por ai moment se di është diqysh ndryshe ma i rëndë, veç e kupton që një njeri ka shku edhe s’është mo”, tha ai.