Insajderi
Sport

Humbja turpëruese ndaj PSV-së, Arne Slot tregon të ardhmen

Insajderi
27 November 2025 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbja turpëruese ndaj PSV-së, Arne Slot tregon të ardhmen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka komentuar humbjen turpëruese mbrëmjen e sotme ndaj PSV-së.

Skuadra holandeze arriti të marr tre pikë të plota në ”Anfield” duke fituar me rezultat bindës, 4-1.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Liverpulin në të gjitha garat, ku në këto ndeshje ka pësuar plot 10 gola dhe ka shënuar vetëm një.

Pas kësaj humbje, rrjetet sociale kanë shpërthyer me reagimet e tifozëve të Liverplit, të cilët kërkojnë largimin e Arne Slot.

Tekniku holandez pas ndeshjes tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe se duhet ecur përpara që të sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Jo, nuk jam i shqetësuar. Fokusi im është në gjëra të tjera në vend që të shqetësohem për pozicionin tim. Duhet të bëj më mirë. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të kalojmë tutje. Duhet të përballemi me situatën ku ndodhemi dhe të luftojmë shumë fort.”, ka deklaruar Arne Slot.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark