Humolli e "godet" rëndë liderin: Kurti nuk iu beson as deputetëve të vetë e as qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Humolli e “godet” rëndë liderin: Kurti nuk iu beson as deputetëve të vetë e as qeverisë

    Insajderi
    18 November 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, vlerëson se lidhur me planin e njohur si “franko-gjerman”, kryeministri Kurti nuk u beson as deputetëve të vetë e as qeverisë.

    “Gjithçka e mbajnë në një grupacion që neve me na qit para aktit të kryer”, u shpreh Humolli në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova.

    “Për mendimin tim personal, derisa KFOR-i francez i ka mbrojtur serbët të cilët i kanë shpërngulur me mijëra shqiptare prej veriut të Mitrovicës, dhe një plan që fillon me “franko”, për mua është një bazë e fuqishme që të mos i besoj”.

    “Nuk dua të paragjykoj. Por në mënyrë automatike, derisa është franko-gjermane, d.m.th nuk është e besueshme, por vetvetiu derisa është temë e diskutimit Kosova me Serbinë, atëherë është e papranueshme”, tha deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark