Këto janë graviteti, elektromagnetizmi, forca e dobët bërthamore dhe forca e fortë bërthamore. Por, hulumtimi i ri mund të na tregojë edhe për një forcë tjetër, raporton CNN.
Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Bërthamore të Akademisë Hungareze të Shkencave (Atomki) kanë lëshuar gjetje që mund të jenë një shembull i asaj force të pestë.
Ata kanë ndjekur nga afër se si heliumi emeton dritë ndërsa shkatërrohet. Grimcat përhapen në një kënd të pazakontë 115 shkallë, i cili nuk mund të shpjegohet nga fizika e njohur.
Shkencëtari kryesor i studimit, Attila Krasznahorkay tha për CNN se kjo është hera e dytë që bashkëpunëtorët e tij kanë vërejtur një grimcë të re, të cilën e quajnë X17, pasi llogaritën masën e saj në 17 megaelektronvolt, transmeton KosovaPress.
“X17 mund të jetë grimca që lidh botën tonë të dukshme me materien e errët”, shkroi Krasznahorkay në një përgjigje me email.
Jonathan Feng, një profesor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Kalifornisë Irvine, tha për CNN se ai ka ndjekur punën e ekipit hungarez për vite me radhë dhe beson se hulumtimi i tyre mund të jetë përfundimtar.
“Nëse kërkimi i tyre mund të përsëritet, do të jetë shumë e thjeshtë të vendosni se kush do të marrë çmimin Nobel,” shpjegoi Feng.