Hungaria kundër masave hakmarrëse ndaj SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hungaria kundër masave hakmarrëse ndaj SHBA-së

    Insajderi
    09 April 2025 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka thënë se Hungaria do të kundërshtonte propozimin e Komisionit Evropian për të vendosur tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, duke paralajmëruar se “përshkallëzimi nuk është zgjidhja”.

    “Masa të tilla do të shkaktonin dëme të mëtejshme për ekonominë evropiane dhe qytetarët, duke rritur çmimet. E vetmja rrugë përpara janë negociatat, jo hakmarrja”, ka thënë Szijjarto.

    Por ndryshe nga disa politika të tjera, kundërshtimi i Hungarisë nuk do të ketë asnjë ndikim në këtë propozim pasi nuk ka nevojë për unanimitet midis shteteve anëtare kur bëhet fjalë për vendimet tregtare. Paketa pritet të kalojë të mërkurën pasdite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark