Insajderi
Show

Hygerta Sako flet pas BBVK-së: Më zhgënjyen disa banorë

Insajderi
09 March 2026 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hygerta Sako flet pas BBVK-së: Më zhgënjyen disa banorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka folur së fundmi për disa nga ish-banorët e shtëpisë, duke treguar se disa prej tyre e kanë zhgënjyer pas përfundimit të spektaklit.

Ajo ka treguar se pas daljes nga formati ka dëgjuar deklarata nga disa ish-konkurrentë që nuk i kanë pëlqyer dhe që, sipas saj, kanë qenë të papritura.

Sako përmendi veçanërisht Labinot Rexha, duke thënë se disa komente të tij pas spektaklit e kanë zhgënjyer.

“Kur kam dalë jashtë më kanë zhgënjyer disa persona, një nga ta është Labinot Rexha me disa deklarata qesharake që ka bërë. Por, nuk më habitë, sepse edhe atje brenda po qesharake i kishte deklaratat”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo u ndal edhe te një deklaratë e bërë nga Arditi, të cilën e ka quajtur të pakuptimtë.

Sako shtoi gjithashtu se e ka mërzitur edhe qëndrimi i Benitës.

“E kam deklaruar edhe për Arditin, për një deklaratë që ka bërë, të pakuptimtë, unë akoma nuk e kam kuptuar se si e ka nxjerrë Arditi nga goja atë koment. Qëndrimi i Benitës më ka mërzitur”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark