×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hykmete Bajrami, Qeverisë Kurti: Kampionë të zhgënjimit

    Insajderi
    19 May 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar një sërë ankesash për Qeverinë Kurti.

    Qeverinë Kurti, Bajrami e ka quajtur kampionë të zhgënjimit.

    Ajo është shprehur se shumë profesionist të sektorit publik që e ndjenin vetën të sigurt në Kosovë po ikin nga vendin.

    Po ikin profesionistët shëndetësor, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjehëshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë”, është shprehur Bajrami në rrjetin e saj në Facebook.

    Mes tjerash Bajrami tha se LVV kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovë.

    Na kujtohet se si LVV pat premtu kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë. 11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, Fondi Pensional pa bord, Banka Qendrore pa guvernator, Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor, Administrata Tatimore pa drejtor. A ju shqetëson fakti se askush s’po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjën e madhe që kishit dikur?! Jeni kampionë të zhgenjimit”, është shprehur Bajrami”.

    Sipas Bajramit gjendja në instuticione është në pikën më të ulët që nga paslufta.  

    Vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend. Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe”, ka shkruar deputetja nga radhët e LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark