Hyseni dhe ambasadori italian bisedojnë për ekstremizmin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni dhe ambasadori italian bisedojnë për ekstremizmin

    Insajderi
    14 March 2016 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme në Kosovë por kryesisht për fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

    Bashkëpunimi në mes të së Kosovës dhe Italisë është vlerësuar lartë dhe i frytshëm në fusha të ndryshme e sidomos u nënvizua suksesi i aksionit të përbashkët kundër ekstremizmit, thuhet në një komunikatë për media.

    Ambasadori Ferrarese, e vlerësoi lartë punën e Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Ai siguroi ministrin Hyseni për mbështetje të vazhdueshme të Qeverisë së Italisë, në fushën e sigurisë si dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark