Insajderi
Lajme

I mituri vodhi 9 mijë euro nga gjyshja e tij, zbulohet se çka bleu me gjysmën e parave

Insajderi
04 January 2025 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I mituri vodhi 9 mijë euro nga gjyshja e tij, zbulohet se çka bleu me gjysmën e parave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një i mitur në Deçan dyshohet se ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij rreth 9 mijë euro.

Në njofitmin e policisë, thuhet se me paratë e vjedhura i dyshuari ka blerë dy armë.

“Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishek”, thuhet në njoftim.

Armët e lartcekura janë konfiskuar, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark